SEEUTechPark gjendet në jug-perëndim të qytetit të Tetovës, në afërsi të magjistrales Shkup – Gostivar. Kampusi është i lidhur me akset kryesore të komunikacionit.
Nga qendra e Shkupit
Me veturë:
Nga qendra e qytetit deri në UEJL udhëtimi zgjat 45-60 minuta.
Me autobus:
Nga stacioni i autobusëve në Shkup deri në stacionin e autobusëve në Tetovë ju nevojitet një orë udhëtim. Nga stacioni në Tetovë deri në UEJL ju duhen edhe 10-15 minuta, nëse shfrytëzoni transportin urban. Bileta e autobusit Shkup-Tetovë kushton 120 denarë ( 2 euro).
Nga Qendra e Tetovës
Në këmbë:
Nga qendra e qytetit për të arritur në UEJL ju nevojiten afërsisht 20 minuta, kurse nëse niseni nga stacioni i autobusëve ju duhen 25 minuta
Me veturë:
Udhëtimi zgjat 5-10 minuta dhe kjo varet nga ngarkesa e trafikut. Me taksi: Nga qendra e qytetit deri në UEJL udhëtimi kushton 100 denarë (1,75 euro).
Autobus/minibus:
Nga qendra e qytetit deri në UEJL udhëtimi kushton 10 denarë (0,15 euro).