Qendra e karrierës në UEJL është urë lidhëse në mes të studentëve të universitetit tonë dhe kompanive në vend. Ne punojmë me dy grupe të studentëve ato aktual dhe studentët e diplomuar në universitetin tonë. Studentëve të diplomuar u ndihmojmë në krijimin e karrierës së tyre duke u gjetur vende pune në  institucionet shtetërore apo private varësisht shkollimit dhe aftësive që ata kanë. Me këtë rast studentëve aktual u ndihmojmë në procesin e kryerjes së mësimit praktik gjegjësisht Internship. Ne menaxhojmë kërkesën e kompanive për praktikantë si dhe interesin e studentëve me qëllim që ata të përmbushin kërkesën për kryerjen e mësimit praktik.

Misioni

Misioni I Qendrës së karrierës në UEJL është të trajnojë dhe ndihmojë studentët në kalimin nga jeta  akademike në punësim profesional.

Çka bëjmë ne?

  • U ndihmojmë studentët të planifikojnë, identifikojnë, përpunojnë dhe realizojnë qëllimet e karrierës për kërkimin e vendit të punës.
  • Ofrojmë informata aktuale për mundësitë për punësim dhe praktikë (Internship).
  • Ofrojmë informata aktuale për tregun e punës.
  • Organizojmë ngjarje që u mundëson studentëve të krijojnë lidhje, intervista me punëdhënësit.
  • Nxisim dhe mbajmë partneritet, të vazhdueshëm dhe afatgjatë me departamentet akademike për të siguruar shkëmbime cilësore mes Qendrës së Karrierës, komunitetit akademik dhe punëdhënësve brenda dhe jashtë kufijve të Maqedonisë.