Vlerësimi i biznesit është process i shfrytëzuar për përcaktimin e vlerës së vërtet të kompanisë. Ky process kërkon pergaditje adekuate, trajnime dhe analiza te thella.
Shumica e pronaërve të bizneseve nuk e dinë vlerën reale e kompanive te tyre, shpesh herë duke u shtuar edhe vlerë sentimentale, vlera te larta te aseteve të paprekshëm, dhe vlera jo reale te aseteve dhe të tregut. Rrjedhimisht, kjo reflekton ne gjendjen jo reale te vlerës së vertet të bizneseve të tyre.
Egzistojnë katër arsye kryesore rreth faktit se pse duhet të kryhet vlerësimi i biznesit:
• Shitje ose blerje e biznesit
• Ngritje e kapitalit
• Krijimi i tregut të brendshëm te aksioneve
• Motivimi i menaxhmentit dhe vendimarjes strategjike
Nëse biznesi juaj është në fazën fillestare (start-up), ose në fazën e zgjerimit dhe shtrirjes, vlerësimi I biznesit në 5 vitet e para të kompanise, dhe mundësisht në çdo 2-3 vite, do ti jepte pronarëve një vlerë reale të vlerësimit të biznesit të tyre. Ky vlerësim do ti jepte mundësi të krijimit të një korënize kohore për potencialin e shitjes së biznesit dhe strategjive tjera të daljes. Gjithashtu ky vlerësim u jep pronarëve një ide gjenerale rreth pozicinit të tyre në kompani, duke ju dhënë mundësi të konsiderimit të shitjes së aksioneve (pronësise), blerjes së aksioneve, të hyrjes në partneritet, ose konsiderimit të investimit në biznes te ri.
Raporti i vlerësimit te biznesit rreth faktit sa vlen biznesi juaj, do të asistoje menaxhmentin ne marjen e vendimeve reale dhe strategjike rreth shpenzimeve, efektit te tyre ne fitim, duke e marë nën konsiderate mundësinë e uljen e kostove ose optimizimin e biznesit. Vlera e përfituar nga analizat gjithashtu do tju ndihmojë në atë se si e vlerësoni ju veten si sipërmarrës. A krijoni nje kompani qe gjeneron te hyra, mirepo nuk mund ti transferohet një sipërmarrësi te ri? Ose a mund të beni ndryshime qe kompania te jetë me profitabile dhe njekohësisht ti transferohet ndonjë sipërrmarësi potencial në të ardhmen, dhe rrjedhimisht ta beni shitjen e firmës?
Pavarësisht nga motivi juaj, është koha që të beni pyetjen e tregut global: Sa është vlera ekonomike e kompanisë suaj, sa vlen në para të thata?
Nëse përgjigja juaj është po, lirisht na kontaktoni tek SEEUTechPark-u dhe të fillojmë dialogun.