7 shkurt 2014

Thirrje Publike - Ministria e Ekonomisë

Në pajtim me Programin për konkurencë, inovacion dhe sipërmarrësi për vitin 2014 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 7/ 2014), Ministria e Ekonomisë shpall:

THIRRJE PUBLIKE


Për Organizim të garës për biznes “Bëhu perspektiv, fillo biznesin tënd"


1. Tema e thirrjes është përzgjedhja e 40 ideve më të mira të biznesit që do të fitojnë të drejtën për të marrë pjesë në trajnimin në kuadër të garës për biznes - “Bëhu perspektiv, fillo biznesin tënd". Ministria e ekonomisë këtë proekt e realizon në bashkëpunim me: Kabinetin e zëvendës kryetarit të qeverisë i ngarkuar për çështje ekonomike dhe koordinim të resorëve ekonomik, Ministrinë e arsimit dhe shkencës, Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi", Univesitetin Shtetëror të Tetovës, Agjencionin për përkrahjen e sipërmarrësisë së Republikës së Maqedonisë, Byronë për zhvillimin e arsimit dhe Biznes start-up qendrën nga Fakulteti maqinerik.


2. Të drejtë për pjesëmarrje kanë studentët dhe sipërmarrësit e rinj në moshë prej 18 deri më 36 vjet.


3. Biznis idetë mund të dorëzohen në mënyrë elektronike duke plotësuar Formularin "Idea e Biznesit 2014" dhe dorëzimin e tij në adresën e mëposhtme: e-mail: biznisideja@economy.gov.mk.


Formulari "Biznis Ideja 2014" mund të shkarkohet nga www.economy.gov.mk dhe www.konkurentnost.mk.


4. Kriteriumetpër selektimin e biznes ideve:


-Inovative 40%

-Profitabile 30%

-Të realizueshme 30%


5. Studentët dhe sipërmarrësit e rinj biznes idetë e të cilëve do të zgjidhen në rrethin e ngushtë ndërmjet 40 më të mirëve do të kenë të drejtë për pjesëmarrje në trajnimin e përbërë nga 13 module me qëllim që në mënyrë adekuate të trajnohen për transformimin e ideve të tyre në biznes plan. Pas mbarimit të trajnimeve secili nga pjesëmarrësit duhet të përpilojë dhe të paraqes biznes plan me çka do të vijojë selektimi I 10 biznës planeve më të mira dhe prezentimi I tyre dhe për tre biznes planet më të mira do të ndahen pllaketa, Vauçerë dhe shpërblime në te holla. Te drejtë për aplikim me biznes plan do të kenë të gjithë të cilët dëshirojnë të marin pjesë në garë, pa marë parsysha kanë marë pjesë në trajnim


6. Thirrja publike per aplikim me biznes ide zgjat deri më 15 Mars 2014.



Për informata plotësuese:

Tel: (02) 3093 445; (02) 3093 431