Takimi Fillestar i projektit GPP2ADRION
Përfaqësuesit e Qendrës së Biznesit dhe Inovacionit, Avni Arifi dhe Martir Dika, morën pjesë në takimin dyditor në Universitetin e Padovës në Itali për projektin "GPP2ADRION: Nxitja e adaptimit dhe implementimit të procedurave të Prokurimit Publik të Gjelbër për të promovuar një tranzicion drejt një ekonomie rrethore”.
Objektivi i përgjithshëm i GPP2ADRION është të kalojë këtë kufi nëpërmjet zhvillimit dhe adoptimit të zgjidhjeve makro-rajonale për të krijuar një bazë të përbashkët njohurish brenda vendeve të EUSAIR dhe për të rritur kërkesën dhe ofertën e produkteve dhe shërbimeve të CE. Organet publike dhe politikëbërësit do të përfitojnë drejtpërdrejt nga rezultatet e projektit dhe do të krijojnë një kërkesë më të lartë për produkte dhe shërbime të ekonomisë rrethore. Gjithashtu NMV-të do të përfitojnë duke zbatuar kriteret e GPP-ve (Green Public Procurement) që do të inovojnë ofertën e tyre të produkteve dhe shërbimeve. Gjithsej 9 partnerë janë pjesë e konsorciumit nga 7 shtete të ndryshme. Projekti do të zbatohet në 3 vitet e ardhshme.
#gpp2adrion #circulareconomy #bic