Fuqizimi i sipërmarrësve përmes projektit EPIC
Kemi kënaqësinë të njoftojmë përfshirjen tonë në Projektin EPIC, një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian që synon të mbështesë startup-et, sipërmarrësit dhe inovatorët përmes shkëmbimeve të strukturuara ndërkombëtare, mentorimit dhe programeve të zhvillimit të biznesit.
Konsorciumi EPIC ndërtohet mbi sukseset e iniciativave të mëparshme, me fokus të veçantë në sipërmarrësinë e qëndrueshme, digjitale dhe të udhëhequr nga gratë. Qëllimi i projektit është të forcojë bashkëpunimin ndërkufitar, të ndihmojë në rritjen e bizneseve dhe të lehtësojë hyrjen në tregjet ndërkombëtare.
Përmes përfshirjes sonë në EPIC, synojmë të:
• Promovojmë shkëmbime ndërkombëtare për sipërmarrësit që ofrojnë përvojë praktike jashtë vendit.
• Ofronim mentorim dhe trajnime nga udhëheqës të suksesshëm të biznesit në Evropë.
• Lehtësojmë rrjetëzimin ndërmjet startup-eve, mentorëve dhe investitorëve.
• Mbështesim modele të qëndrueshme dhe digjitale të biznesit.
• Inkurajojmë sipërmarrësinë gjithëpërfshirëse, veçanërisht për gratë dhe grupet e nënpërfaqësuara.
Thirrja e re për aplikime do të publikohet së shpejti.
Ftojmë të gjithë themeluesit e startup-eve dhe sipërmarrësit e interesuar të shfrytëzojnë këtë mundësi për të rritur biznesin e tyre dhe për të zgjeruar rrjetin ndërkombëtar.
Për më shumë informacion, na kontaktoni në: techpark@seeu.edu.mk ose bic@seeu.edu.mk