1 shkurt 2016

Start-Up Maraton v1.0

Start-Up Maratona e SEEUTechPark ka për qëllim të mbështesë rritjen e ndërmarësve të rinjë dhe ndërmarjet e tyre të ardhëshme me anë të shkëmbimit të përvojave, këshillimit, mbështetjes dhe investimeve.

Cilët ka për qëllim?
Projekti Start-Up Maraton është për sipërmarrësit e ardhshëm të rinj - pronarët e bizneseve mikro dhe të vogla në mënyrë që t'ju mundësojë qasje më të lehtë në njohuri të reja, ekspertizë dhe mjete për sukses në biznes.

Kush mund të aplikojë?

Sipërmarrës/Ekipe sipërmarrëse të studentëve të rinjë me biznes idetë e tyre inovative:
- Kanë për qëllim të krijojnë një biznes të ri
- Dëshira dhe janë të hapur ndaj njohurive dhe ideve të reja
- Ekip sipërmarrës të aftë dhe ambicioz
- Gatishmëri për të marrë pjesë në program në mënyrë aktive
- Minimum hapje për 2 vende të reja pune


Çfarë përfshinë programi

I. Trajnim për të zotëruar aftësi të reja biznesi
Gjashtë (6), pesë orë trajnime pasdite, në periudh maksimale prej dy muajsh. Trajnimet do të organizohen çdo disa ditë, zakonisht prej orës 15:00 deri ora 20:00. Trajnimet janë praktike dhe janë të bazuara në shkëmbimin e përvojave, njohurive dhe ideve në mes të pjesëmarrësve dhe folësve të ftuar (sipërmarrës të suksesshëm dhe menaxherëve) përmes diskutimeve të hapura, të mësuarit me anë të suksesit dhe gabimet e të tjerëve.

Temat:
1. Krijim ekipi dhe lidership - Të njiheni me pjesëmarrësit e tjerë në program, për të mësuar për të qenë udhëheqës më të mirë dhe për t'iu përgjigjur pyetjeve kyçe që çdo sipërmarrës duhet të ketë një përgjigje.
2. Planifikimi i Biznesit dhe Buxhetimi -Për të përdorur biznes planin dhe buxhetin si mjete menaxheriale të dobishme.
3. Financa për Sipërmarrësit - Kuptim dhe shfrytëzim sa më të mirë të financave, përmirsim i operacioneve financiare në kompani dhe rritje të vlerës së saj.
4. Financim në zhvillimin e kompanisë suaj - Të njiheni me të gjitha burimet e ndryshme të financimit dhe sigurimin e kapitalit për rritje dhe zhvillim.
5. Shitje efektive dhe të përsëritshme - Ti përmirësoni teknikat shitëse, dhe të mësoni se si ta përsëritni shitjen tek klientët ekzistues dhe të njiheni me strategji të ndryshme eksportuese.
6. Qasje efektive në marketing - Sa më mirë të njiheni me tregun, si të përdorni në mënyrë efektive marketingun, ti njoftoni njerëzit me prodhimin tuaj dhe motivoni ta blejnë atë.

Çdo sipërmarrës i ri i përfshirë në program do të kenë mundësi për t'u takuar me profesionist të biznesit. Profesionistët dhe pjesëmarrësit janë zgjedhur në aplikimin fillestar për sfidat e tyre të biznesit dhe fushat me interes. Në fund të procesit çdo pjesëmarrës do të marrë një certifikatë për përfundimin me sukses të programit.

Kur dhe ku:
1 Mars, 2016 deri më 15 Prill, 2016
Përafërsisht. 2-3 ditë në javë, 3.5 orë në ditë
Salla e konferencave e BDC-së, Rektorat, Kampusi i SEEU-së

Bëhu pjesë e këtij maratoni duke aplikuar në linkun e mëposhtëm:
https://docs.google.com/forms/d/1eV74HOI7L9sJ7xqQrZZX5NgJcN03Mr3oIpNVPMpL7fc/viewform

Për më shumë informacion ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni:
SEEUTechPark, kampusi i UEJL-së ndërtesa nr. 700
+389 44 356 165
+389 44 356 167
techpark@seeu.edu.mk

Më shumë lajme