Albanian ICT Awards në Shkup dhe Tetovë
Më datë 6 Mars 2017, Albanian ICT Awards udhëtoi drejt Maqedonisë, ku u takua me studentët dhe stafin pedagogjik të Universitetit të Evropës Juglindore në qytetin e Shkupit dhe Tetovës.
Takimet filluan në ora 09:30 në Shkup ku drejtuesit e garës u pritën nga Prof. Dr. Azir Aliu, Universiteti i Evropës Juglindore dhe Shkolla Fillore Liria në Shkup. Z. Aliu, i cili do të shërbejë edhe si anëtar jurie në edicionin e pestë të Albanian ICT Awards, në fjalën e tij të rastit inkurajoi nxënësi dhe studentët ti bashkohen garës mbarëkombëtare.
Më pas rrugëtimi vijoi drejt Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë. Me pjesëmarrjen e drejtuesve të Parkut Teknologjik të SEEU Visar Demiri dhe Martir Dika, krahas prezantimin të kategorive dhe kritereve të aplikimit në edicionin e pestë, pati edhe prezantime të disa projekteve të cilat pritet ti bashkohen garës së këtij viti.
Vlen të theksojmë se Parku Teknologjik i Universitetit të Evropës Juglindore është një nga partnerët dhe mbështetësit më të zjarrtë të Albanian ICT Awards.