Përfaqësues të Japan Development Service vizituan UEJL-në
Të mërkurën (22 maj 2013), në Universitetin e Evropës Juglindore, qëndroi për vizitë Kunihiro Konishin, drejtor i Public Privat Partnership Support në Japan Development Service (JDS) www.jds21.com.
Ai u takua me drejtorin e Parkut Teknologjike, Azir Aliu, drejtorin e Institutit të Shëndetit dhe Mjedisit Jetësor Prof. Dr. Murtezan Ismaili, si dhe me prorektorin për hulumtime, Prof. Dr. Blerim Reka.
Drejtori i parkut teknologjike, Azir Aaiu e informoi z. Konishin për strukturën, strategjinë dhe planet e Parkut Teknologjik.
Z. Konishin ngeli i entuziazmuar me planet dhe strategjinë e Parkut Teknologjik dhe shprehi interes të posaçëm për bashkëpunim. Z. Konishin u interesua edhe per planet e instituteve në UEJL dhe mundësinë e bashkëpunimit.
Prorektori Reka e falënderoj z. Konishin për vizitën në UEJL dhe e siguroi atë se Universiteti është i hapur për bashkëpunim, si në fushën e hulumtimit, ashtu edhe në fusha të tjera.