Wednsday Talk! me Michael Boland mbi Blockchain dhe Monedhat Digjitale
Më 8 Nëntor 2017, u mbajt sesioni i rradhës Wednеsday Talk në kampusin e UEJL-së në Shkup, ku para një audience te gjërë kishim nderin të kemi një prezantim nga ana e Michael Boland- një dizajner dhe teknolog civil nga Chicago #SwissEp- sipërmarrës në vizitë.
Tema e kësaj ngjarje ishte Blockchain dhe Monedhat Digjitale, e cila filloi me hyrjen mbi monedhën digjitale. Michael Boland u fokusua në rëndësinë e Bitcoin-it, anën praktike dhe zhvillimin e saj në të ardhmen. Takimi i mbajtur kishte për qëllim të ngrijë vetëdijen për Bitcoin-nin e cila ofron uljen e tarifave të transaksioneve për dallim nga mekanizmat tradicional të pagesave online, ku bitcoin-ni është i kontrolluar autoritete të decentralizuar, ndryshe nga monedhat e kontrolluara nga qeveria.
Tema e zgjedhur zgjoi interes të lartë tek pjesëmarrësit që u vërejt nga pyetjet e parashtruara në fund të takimit. Ky interesim erdhi si rezultat i influences së madhe që interneti po e përçon për bitcoin-in.