Punëtori: “Qytetet Digjitale”
Pas disa organizimeve në Mal të Zi dhe në Mbretërinë e Bashkuar, të gjithë pjesëmarrësit e projektit “Digital Cities” -Qytetet Digjitale, përfshirë këtu edhe një përfaqësues i SEEUtechPark-ut, patën mundësinë të marrin pjesë në punëtorinë e mbajtur në Mokrin të Serbisë nga 21 deri më 24 shkurt 2018.
Programi intensiv tre-ditor u fokusua në zhvillimin e nevojave të vetë pjesëmarrësve në procesin e aplikimit.
Rreth 40 pjesëmarrës punuan së bashku në hapësirat e "Mokrin House" në veri të Serbisë, në hubin e pare dhe më të përparuar në rajonet rurale, i cili u dëshmua si vendi i përsosur për pjesëmarrësit në këtë program.
Disa nga temat në puntorinë ishin: Menaxhimi digjital i produkteve, Kultura e ekipit, Blockchain Teknologjia dhe Marketingu strategjik për bizneset digjitale. Të gjitha punëtoritë, sesionet informative dhe leksionet u zhvilluan nga profesionistë të industrisë me eksperiencë të dëshmuar ndërkombëtare në fushën e industrive digjitale dhe krijuese. Pjesëmarrësit gjithashtu patën mundësi të takoheshin vecmas me ligjëruesit gjatë gjithë ditëve.
Projekti (Digital Cities) - Qytetet Dixhitale u krijua nga Qeveria Britanike, e zbatuar nga “Këshilli Britanik”, në partneritet me “Nova Iskra” dhe Creative England. Qëllimi i programit është lidhja e qyteteve, SME-ve qendrore dhe digjitale nga Ballkani Perëndimor me kolegët nga Mbretëria e Bashkuar me një fokus të veçantë në inovacionin digjital, industritë kreative dhe teknologjinë e aplikuar në arsim.