29 mars 2018

ALBANIAN ICT AWARDS NË SHKUP DHE TETOVË

Më datë 27 Mars 2017, Albanian ICT Awards udhëtoi drejt Maqedonisë, ku u takua me studentët kompanite dhe stafin pedagogjik të Universitetit të Evropës Juglindore në qytetin e Shkupit dhe Tetovës.

Takimet filluan në ora 10:00 në Shkup ku drejtuesit e garës u pritën nga Prof. Dr. Azir Aliu, profesor ne Universitetin e Evropës Juglindore. Z. Aliu, i cili do të shërbejë edhe si anëtar jurie në edicionin e gjashte të Albanian ICT Awards, në fjalën e tij të rastit inkurajoi studentët ti bashkohen garës mbarëkombëtare. Më pas rrugëtimi vijoi drejt Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë. Me pjesëmarrjen e perfaqsuesit të Parkut Teknologjik të SEEU Martir Dika, krahas prezantimin të kategorive dhe kritereve të aplikimit në edicionin e gjashte, pati edhe prezantime të disa projekteve të cilat pritet ti bashkohen garës së këtij viti. Delegacioni i ICT Awards gjithashtu vizitoi edhe kompanite startup te cilet gjinden ne kampus nen ombrellen e TechPark-ut.

Vlen të theksojmë se Parku Teknologjik i Universitetit të Evropës Juglindore është partneri dhe mbështetësi i vetem ne Maqedoni i Albanian ICT Awards.