Punëtori organizative për Top Menaxhmentin e marketeve Kipper
Të premten më 07.12.2018 Business & Innovation Center perfundoi me sukses punëtorinë e pare organizative in-house për menaxhmentin e lartë të marketeve Kipper. Projekti i cili filloi 3 muaj me pare erdhi ne perfundimin e fazes se pare e cila do te mbaroj me 18 Dhjetor 2018.
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte skenimi i sistemit aktual organizativ në Kipper, dhe vendosja themeleve afatgjate për zhvillim/rritje të kompanisë në të gjitha nivelet.
Përveç analizave të performancës në strukturën fillestare organizative, ekipi i konsulencës dueshte qe saktë te identifikoj proceset e: sistemeve, kontrollin e cilësisë, performancat e shitjes, avantazhin konkurrues, si dhe indikatoret kyc te performances.
Ky projekt u zbatua në partneritet me Mihail Kitanovski nga D2M Consultancy, qe ka 16 vite eksperience ne industri dhe Gjorgji Rafajllovski nga Qendra per Zhvillimin e Biznesit (BDC) prane Universitetit te EJL-së.