Ngjarja e Microsoft-it ”DigiGirlz” edhe këtë vit mbërriti në SEEUTechPark në Tetovë
Më 10 prill 2019, SEEUTechPark ishte mikprites i ngjarjes botërore "DigiGirlz", e cila synon të inkurajojë, të frymëzojë dhe të mbështesë çdo vajzë që dëshiron të jetë pjesë e botes se IT-se.
Nepermjet ketij programi vajzat njihen me teknologjinë dhe biznesin, duke i mbështetur dëshirat e tyre dhe duke demonstruar fuqinë e asaj që mund të bëhet në të ardhmen, por edhe zhvillimin e komunitetit të tyre lokal. Duke marrë pjesë në programin DigiGirlz, vajzat e reja mësojnë rreth mundësive të shumta që gjenden në industrinë e teknologjisë dhe ti rishikojnë mundesite e tyre në karrierën e metutjeshme.
Në programin DigiGirlz të këtij viti në Tetovë, Prof. Dr. Veronika Kareva - Këshilltare Ekzekutive për Sigurimin e Cilësisë, Dr Ing. Lejla Abazi Bexheti - Drejtoreshe e Shkollës se Dokotratures dhe Prof. Dr. Besnik Selimi -. Ushtrues detyre- Dekani i Fakultetit të CST, si përfaqësues te akademisë, dhe Florina Asani dhe Bora Dauti të cilët përfaqësojnë kompaninë "Inspire 11" - një startup i Parkut Teknologjik në sektorin e biznesit, ishin të lumtur të motivonin më shumë se 70 nxënëse të shkollave të mesme nga drejtime të ndryshme duke i afruar prane botes se teknologjisë.
Në fundi, vajzat e shkollave të mesme vizituan SEEUTechPark, ku mësuan nga afer se si TechPark ndihmon sipërmarrësit e rinj për të zhvilluar bizneset e tyre teknologjike, poashtu patën mundësinë të përjetonin programet Virtual Reality.