Sparkasse Bank Maqedoni fillon ciklin e dytë të programit të Akceleratorit Hap pas Hapi, i dizajnuar për të mbështetur dhe zhvilluar startupet
Sparkasse Bank Maqedoni ne bashkepunim me SEEUTechPark, Start Up Academy dhe Business Impact Lab, për të dytin vit radhazi, do të mbështesë sipërmarrësit e rinj dhe ambiciozë në krijimin e startupeve të tyre dhe do t'i ndihmojnë ata me mbështetje financiare për zhvillimin e mëtejshëm.
"Hap pas hapi" është programi i parë I Akceleratorit të këtij lloji, i cili synon të sigurojë mbështetje financiare dhe sociale për ndërmarrjet fillestare - startupet, me deri në 25,000 euro në linja krediti dhe duke ofruar paketa arsimore, mbështetje financiare dhe mentoruese.
Në ciklin e parë, më shumë se 50 pjesëmarrës aplikuan në program dhe 23 plane biznesi u paraqitën për vlerësim nga Komisioni përkatës në Bankë. Në fund të programit, u njoftuan 13 startup-et e para që morën një vlerësim pozitiv dhe vazhduan të rritnin bizneset e tyre me ndihmën e fondeve të linjës së kreditit.
Për më shumë detaje të programit dhe kushteve të aplikimit mund të kontaktoni zyrat në: SEEUTechPark - 044 / 356-167 ose techpark@seeu.edu.mk