“700 Accelerator”-Ngjarja e para-seleksionimit bashkon investitoret me startup-et inovative
Të shtunën, më 04 mars, SEEUTechPark organizoi një ngajrje emocionuese për të nisur fazën tjetër të programit "700 Accelerator": “Pre-Selection Pitch”. Ngjarja mblodhi së bashku 17 startupe premtuese që ishin përzgjedhur më parë, secila me idetë e tyre unike dhe zgjidhje për probleme të ndryshme.Këto startup-e përfaqësonin një gamë të gjerë industrish, nga fintech dhe tregtia elektronike deri te teknologjia shëndetësore dhe ne stratupe të fokusuara në qëndrueshmëri.
Startup-et patën mundësinë të prezantonin idetë e tyre para një paneli ekspertësh, ku përfshiheshin investitorë, engjëj biznesi dhe drejtues kompanish. Ata bënë pyetje të rendesishme dhe dhanë komente të vlefshme për startup-et, duke ofruar kritika dhe këshilla konstruktive për të ndihmuar në përsosjen e ideve të tyre.
Një nga pikat kryesore të ngajrjes ishte entuziazmi i treguar nga investitorët e pranishëm. Shumë prej tyre shprehën interes për të investuar në startupe që në fillim, duke vënë në pah cilësinë e ideve të paraqitura. Kjo ishte një dëshmi e vlerës së programit “700 Accelerator”, i cili ofron një mundësi unike për startup-et për t'u lidhur me investitorët dhe mentorët e mundshëm në rajonin tonë.