13 dhjetor 2013

Përfaqësues të SME Development dhe Sutevski Consulting vizituan SEEUTechPark

Të Premten (13 Dhjetor, 2013) përfaqësues të SME Development, z. Philip Hostert dhe Sutevski Consulting, z. Dragan Sutevski vizituan dhe u takuan me menaxhmentin e SEEUTechPark.

Gjatë vizitës që zhvilluan në hapësirat e SEEUTechPark ata patën mundësi që të njihen për së afërmi me menaxhmentin dhe punën e SEEUTechPark, ku z. Edmond Etemi dhe z. Gjorgji Rafajlovski i informuan ata për strukturën, strategjinë dhe planet e SEEUTechPark-ut. Fokusi I bisedës ishte krijimi I kushteve për të simuluar kompanitë nga Maqedonia veçanërisht nga Maqedonia veriperendimore dhe rëndësia e tyre që të jenë brenda SEEUTechPark.


Ata ngelën të impresionuar me planet, strategjinë dhe veçanërisht me rolin e SEEUTechPark në vend dhe në regjion dhe shprehën interes të posaçëm për bashkëpunim në të ardhmen.


Stafi i SEEUTechPark i falemenderojë për vizitën dhe i siguroi ata se SEEUTechPark është i hapur për bashkëpunim.