Suksesi i radhës: Universiteti i Evropës Juglindore fiton të drejtën e provimit TOEFL në Maqedoni
Të martën, 12 shkurt 2013, rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Zamir Dika dhe drejtores së ETS Global (Educational Testing Service) nga Tirana, Dr. Ines Dika u nënshkruajt memorandumi për dhënien e provimit të standardizuar të gjuhës angleze – TOEFL (Test of English as a Foreign Language). Ky provim për herë të parë organizohet në R. e Maqedonisë, gjegjësisht në Universitetin e Evropës Juglindore.
Në këtë ceremoni ishte ipranishëm edhe zëvendësministri i arsimit dhe shkenës i Maqedonisë, Safet Neziri dhe Lizeila Martijin, një nga drejtorët e ETS Global nga Princeton, Neë Jersey, USA.
“Sot, me TOEFL i mundësohet çdo studenti nga Maqedonia që dëshiron një cikël të studimeve t’i kryej në cilindo universitet në botë, ta bejë atë. Gjithashtu me TOEIC mund të konkurrohet për të punuar kudo në botë, si një instrument i pranuar nga kompanitë dhe administrata publike e shteteve.
Ky testim është i obligueshëm edhe me ligjin për arsim të lartë për të gjithë profesorët në universitetet në Maqedoni për të ecur përpara në karrierë, për gjykatësit, etj. Pra, i hapim dyert për të gjithë ata që dëshirojnë të kenë një karrierë të suksesshme”, tha Zamir Dika, rektor i UEJL-së.
“Me këtë marrëveshje UEJL shndërrohet në qendër të rëndësishme të certifikimit të dies në Maqedon dhe rajon dhe e gjithë kjo falë punës së menaxhmentit dhe kuadrit akademik e administrative të këtij universiteti. Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë do të përkrah këtë universitet në rrugën e tij të afirmimit të cilësisë”, tha zëvendësministri Safet Neziri.
“Kjo ishte një nga marrëveshjet më të suksesshme deri tani dhe madje jo rastësisht, por për shkak të reputacionit të këtij universiteti dhe rektorit të tij zotit Zamir Dika dhe stafit të tij. Unë jam shumë e sigurt se pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje kjo do jetë një vlerë e shtuar për diplomat e të gjithë atyre studentëve që do dalin nga ky universitet”, tha Ines Dika, drejtore e ETS Global – Tiranë.
Menaxherja e qendrës TOEFL Lizaila Martijin tha se rëndësia e testimit të tillë, rritet nga dita në ditë, jo vetëm për studime por edhe për punësime jashtë vendit.
“Fillimisht dua të them se testet ITIC, bashkë TOEFL dhe TOEIC janë shumë të rëndësishme kur bisedohet për profesionalizimin e anglishtes. Shumë njerëz nuk e dinë se kur testohen, ata testohen se jo sa e dinë anglishten, por sa të aftë janë të komunikojnë në mënyrë efektive në anglisht”, tha Lizaila Martijin, drejtor i ETS global – Nju Xhersi.
ETS Global është organizatë ndërkombëtare e testimit që ka licencë të njohur ndërkombëtarisht të testeve të standardizuara të gjuhës angleze si TOEFL, TOEIC, GRE me filiale në 180 vende të botës dhe me një shpërndarje prej 50 milionë testesh në vit.