3 qershor 2014

Nënskrimi i marrëveshjes për fondet direkte të BE-së

Më 02 qershor, 2014 në kampusin e UEJL-së në Shkup, u bë nëshkrimi i marrëveshjes së konsorciumit për bashkëpunim strategjik reth fondeve direkte të BE-së për periudhën 2014-2020. Kjo marrëveshje ka për qëllim nxitjen e bashkëpunimit ndërsektorial për shfytëzimin efondeve direkte të BE që janë në dispozicion të subjekteve ne Republikën e Maqedonisë, në funksion të rritjes së priomocionit, konkurrencës dhe inovacionit tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Bashkëpunimi nëmes sektorit akademik, privat, joqeveritar dhe atij publik, me mbështetje nga organizatat partere të huaja ka për qëllim të kontribojë për punësime të reja, forcimin e eko-sistemit të ndërmarrësisë në vend si dhe krijimin e lidhjeve me partnerë të huaj në BE, në drejtim të pushtimit të tregjeve të reja me qëllim plasmanin e produkteve tona vendore në tregun e përbahskët të BE.

Bashkëpunimi strategjik lidhet për periudhën 2014-2020, dhe për këtë periudhë janë të parapara edhe aktivitete dhe aplikime në programet e drejtpërdrejta të BE-së:

-Program korrnizë për hulumtim dhe inovacion (HORIZON2020) me buxhet prej 80 miliardë euro.

- Program për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (COSME20142020) me buxhet të paraparë prej 2.7 miliardë euro.

Konsorciumi i Maqedonisë është i përbërë nga: Universiti i Europës Jug-Lindore, EMKICE-Qendra për fondet e BE dhe inovacion, SEEUTechPark, Komuna e Tetovës, Komuna Gazi Babë, Regjistri Qendror i RM, Agjencioni për nxitjen e zhvillimit të bujqësisë në RM, Rrjeti Business Angel i Maqeodnisë, New Mens Business Accelerator, Ilumine-Qendra për zhvillim të TIK në arsim, Parku Teknologjik pranë UEJL-Tetovë, Instituti për ambient jetësor, shëndet dhe shkolla zbavitëse të futbollit në RM.

Partnerë dhe mbështetës të huaj strategjik janë: European Business angels Network (EBAN), Rrjeti europian i biznesit dhe qendrave inovative (EBN), Rrjeti Irlandez i biznesit dhe qendrave inovative (WestBIC), Biznes akceleratori europian (EU-start Up Business Accelerator) si dhe platforma për inovacion – Fondacioni Finnovaregio nga Valecia, Spanjë.