24 tetor 2014

Java Evropjane e Kodimit 2014

Më 24 tetor, 2014 në kampusin e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, si pjesë e Javës Evropjane të Kodimit 2014 është mbajtur trajnimi për zhvillimin e aplikacioneve mobile dhe mjeteve të reja të TIK destinuar për nxënësit e shkollave të mesme, prindërit e tyre dhe të moshuarit.

Në prani të nxënësve të shumtë të shkollave të mesme u mbajt trajnimi për zhvillimin e aplikacioneve mobile dhe mjeteve të reja të TIK, ku studentët ishin në gjendje për të dëgjuar informata dhe njohuri për teknologjitë e reja në sektorin e TIK dhe të diskutonin për problemet dhe metodat për t'i zgjidhur ato.

Me këtë ngjarje Republika e Maqedonisë zyrtarisht është pjesëmarrëse në javën Evropjane të kodimit “Europe Code Week 2014” ngjarrje ndërkombëtare që organizohet në të gjithë shtetet e Evropës, I përkrahur nga Komisioni Evropjan.

Qëllimi i këtij projekti është që të inkurajojë të rinjtë që sa më shumë të risin aftësitë e përdorimit të TIK-ut, për të kontribuar në zhvillimin e teknologjisë së informacionit dhe duke zhvilluar dhe përmirësuar e aftësitë e IT-së tek të rinjtë.