Organizim te gares per fillim te biznesit
Organizim te gares per fillim te biznesit
Republika e Maqedonisë
MINISTRIA E EKONOMISË
Në pajtim me Programin për konkurencë, inovacion dhe sipërmarrësi për vitin 2013
(“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 4/ 2013), Ministria e Ekonomisë shpall:
THIRRJE PUBLIKE
Për Organizim të garës për fillimin të biznesit
1. Lëndë e thirrjes publike është organizimi i garës për fillimin të biznesit - “Bëhu përspektiv, fillo biznesin tënd" Ministria e ekonomisë këtë proekt e realizon në bashkëpunim me: Kabinetin e zëvendës kryetarit të qeverisë i ngarkuar për çështje ekonomike dhe koordinim të resorëve ekonomik, Ministrinë e arsimit dhe shkencës, Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi", Univesitetin Shtetëror të Tetovës, Agjencionin për përkrahjen e sipërmarrësisë së Republikës së Maqedonisë, Byronë për zhvillimin e arsimit dhe Biznes start-up qendrën nga Fakulteti maqinerik.
2. Të drejtë për pjesëmarrje kanë studentët dhe sipërmarrësit e rinj në moshë deri më 30 vjet. Ftohen të gjithë studentët dhe sipërmarrësit e rinj që të aplikojnë me ide për të filluar me biznes, të cilat do të evaluohen nga ana e komisionit të veçantë.
3. Me biznes idetë mund të aplikoni në
www.konkurentnost.mk me regjistrim dhe plotësim të formularit nga portali, më çka bëheni pjesëmarrës në garën për fillim të biznesit.
4. Kriteriumet për selektimin e biznes ideve:
-
Inovative 40%
-
Profitabile 30%
-
Të realizueshme 30%
5. Studentët dhe sipërmarrësit e rinj biznes idetë e të cilëve do të zgjidhen në rrethin e ngushtë ndërmjet 30 më të mirëve do të kenë të drejtë për pjesëmarrje në trajnimin e përbërë nga 13 module me qëllim që në mënyrë adekuate të trajnohen për transformimin e ideve të tyre në biznes plan. Pas mbarimit të trajnimeve secili nga pjesëmarrësit duhet të përpilojë dhe të paraqes biznes plan me çka do të vijojë selektimi I 10 biznës planeve më të mira dhe prezentimi I tyre dhe për tre biznes planet më të mira do të ndahen pllaketa, Vauçerë dhe shpërblime në te holla. Te drejtë për aplikim me biznes plan do të kenë të gjithë të cilët dëshirojnë të marin pjesë në garë, pa marë parsysha kanë marë pjesë në trajnim
6. Thirrja publike per aplikim me biznes ide zgjat deri më 15 mars 2013.