NASA Space Apps Challenge 2016
Më 22-24 Prill, 2016 u mbajt hakatoni 48 orësh ku shkencëtarët, dizajnerët, artistët, edukatorët, sipermarësit, zhvilluesit dhe studentët ishin në gjendje të bashkëpunojnë dhe të angazhohen me te dhëna të disponueshme për publikun nga NASA që të hartojnë zgjidhje inovative për sfida globale.
Ngjarja ishte pjesë e NASA Space Apps Challenge që është një bashkëpunim ndërkombëtar në masë e fokusuar në eksplorimin e hapësirës që ndodh gjatë 48 orëve në qytete në mbarë botën. Ngjarja përfshin zgjedhjen e problemeve në mënyre kolektive duke ofruar zgjedhje open-source të adresuara për nevojat globale të aplikueshme për jetën në Tokë dhe në Hapësire. Këtë vit kishte më shumë se 25 sfida ne 4 sfera: Tokë, Hapësira Kozmike, Njerëzit dhe Robotika. NASA ishte duke e udhëhequr këtë bashkëpunim global së bashku me shumë bashkëpunetorë qeveritar dhe mbi 100 ekipe organizuese lokale në të gjithë globin.
Në këtë ngjarje morën pjesë 50 participues të ndarë në 8 grupe ku secili grup punoi në sfida të ndryshme me ndihmën e mentorëve.
Vendi i pare i takoi grupit Orion me një ide inovative për zgjidhjen e problemit në kategorinë e Rekreacionit në Hapësire ku ideja e tyre ishte krijimi i një force gravitacionale duke përdorur fushën elektro magnetike brenda anijes kozmike pra shmangja nga kostot e tepërta dhe përpjekjet për aktivitete ne palestër, fituesi i vendit te dytë ishte ekipi Legends of Tomorrow të cilët krijuan realitet virtual i cili I lejon përdoruesit të ndertojnë dhe eksplorojnë një bazë futuristike per anijet kozmike, ndërsa vendi i 3 ose Zgjedhja e Njerëzve i takoi ekipit Enigma me Dronin inovativ i cili ishte në gjendje për te punuar ne 0 gravitet në tre vende Tokë, Hënë, Mars.