17 maj 2016

Përvjetori i 3-të i SEEUTechPark

Më 16 maj, 2016, në një ceremoni solemne, SEEUTechPark shënoi tre vjetorin e themelimit, në praninë e mysafirëve të shumtë.

Kjo ngjarje përvec atmosferës festive kishte për qëllim edhe reflektimin për tre vitet e shkuara, për tre vitet e inovacionit, tre vitet sipërmarrësis dhe tre vite me sfida nga më të ndryshmet ne botën e biznesit dhe sektorit të TIK-ut.

Aktualisht Parku Teknologjik është kthyer në qendrën ku të rrinjtë shohin të ardhmen dhe ku kompanitë shohin zhvillimin, si rezultat i kësaj në Parkun Teknologjik janë të vendosura gjithsej 9 kompani me më shumë se 70 të punësuar në to dhe 3 grupe janë fazën fillestare apo të inkubimit.