Kopmania logjistike Belge “Katoen Natie” vizitoi UEJL dhe SEEUTechPark
Më 19 shtator 2016, pesëmbëdhjetë (15) përfaqësues të departamentit të IT-së nga kompania logjistike belge “Katoen Natie” vizituan kampusin e UEJL dhe SEEUTechPark.
“Katoen Natie” është një kompani ndërkombëtare e cila ofron shërbime logjistike dhe operimit të portit. Kompania është prezente në 28 shtete dhe 5 kontinente si dhe ka të punësuar gjithsej rreth 12.000 njerëz në mbarë botën. Në vitin 2009 kompania kishte të vendosura 154 platforma logjistike. Selia e saj gjindet në Antwerp,Belgjikë. “Katoen Natie” është e interesuar për bashkëpunimin me SEEUTechPark njëherazi edhe me UEJL në angazhimin e studentëve në strategjinë afatgjate të kompanisë për punësimin e të rinjëve profesionist nga sefra e IT-së për zhvillimin, mirëmbajtjen dhe modifikimin e sistemit për menaxhimin e Depove (WMS).
Në sallën e konferencave BDC,drejtori operativ i SEEUTechPark – Z.Gjorgji Rafajlovski prezantoi mundësitë e bashkëpunimit B2B më të gjitha kompanitë që gjinden tek Parku Teknologjik, dekani i Fakultetit të Shkencave Kopmjuterike Z.Adrian Besimi dhe Znj. Lejla Abazi Prorektor për çështje akademike mbajtën prezantim në lidhje me serviset e SEEU dhe mundësitë e bashkëpunimit. U prezantuan programet e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike së bashku me të ariturat akademike të Universitetit. Në kuadër të vizitës, delegacioni pati një takim të shkurtër joformal me përfaqësuesit e kompanive që veprojn në kampus,dhe pas kësaj një turn nëpër kampus duke vizituar nga afër qendrat e shërbimit te Universitetit.