30 maj 2017

SEEUTechPark mori pjese ne punetorine per rolin e Parqeve Teknologjike-Shkencore dhe Inkubatoreve ne Eko-sistemet inovative

Më 23-24 Maj 2017 SEEUTechPark mori pjese ne konferencen dy ditore te organizuar ne kuader te projektit per transfer te teknologjive dhe promocion te inovacionit, me fokus te vecante ne rajonet e Dunavit, Adriatikut-Jonit dhe sheteve te Ballkanit Perendimor të destinuara për Parqet Teknologjike dhe inkubatorët e këtyre vendeve.

Fokusi kryesor i kesaj punëtorie ishte shkembimin i praktikave pozitive për zhvillimin dhe menaxhimin te Parqeve Teknologjike-Shkencore (RTP) dhe inkubatorëve nga vendet e Evropës Juglindore.

Objektivat e konferencës ishin shkëmbimet e përvojave nga ana pjesemaresve dhe praktikantëve për rolin e Parqeve Teknologjike-Shkencore dhe inkubatorëve qe e kane në krijimin e vlerave në eko-sistemet inovative kombetare. Në ate kontekst, u analizun modelet e PTSH nga aspekti i financimit dhe menaxhimit të tyre. Ajo i përfshin të gjitha palët në të gjithë procesin, qofte ajo publike ose private (industria, akademia, agjencitë qeveritare, investitorët, etj) aktorë që kanë rolin e përshpejtuesit ne iniciativat ekonomike lokale dhe katalizatorë ne zhvillimin rajonal. Theksi kryesor u vu në shqyrtimin e praktikave më të mira që rrjedhin nga veprimet e këtyre institucioneve në mjedis specifik rajonal të Evropës Jug-Lindore.

Pjesa praktike e konferencës u mbajt në hapesirat e "Noesis – Qendra Kerkimore dhe Muzeu Teknologjik i Selanikut”