Më 21 maj 2025, SEEUTechPark organizoi një Sesion Informues për Programin Erasmus për Sipërmarrësit e Rinj (EPIC Programme) në 700 Accelerator Hub.
Kemi kënaqësinë të njoftojmë përfshirjen tonë në Projektin EPIC, një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian që synon të mbështesë startup-et, sipërmarrësit dhe inovatorët përmes shkëmbimeve të strukturuara ndërkombëtare, mentorimit dhe programeve të zhvillimit të biznesit.
Të premten, më 13 dhjetor, me krenari hapëm dyert e 700 Accelerator Hub në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL) në Tetovë! Ky moment historik shënon një kapitull të ri emocionues për nxitjen e inovacionit, fuqizimin e sipërmarrjes dhe stimulimin e rritjes ekonomike në rajonin e Pollogut.
Përfaqësuesit e Qendrës së Biznesit dhe Inovacionit, Avni Arifi dhe Martir Dika, morën pjesë në takimin dyditor në Universitetin e Padovës në Itali për projektin "GPP2ADRION: Nxitja e adaptimit dhe implementimit të procedurave të Prokurimit Publik të Gjelbër për të promovuar një tranzicion drejt një ekonomie rrethore”.
700 Accelerator njoftoi me krenari diplomimin e grupit të dytë të startup-eve, duke shënuar një tjetër moment historik në misionin tonë për të ushqyer inovacionin. Ceremonia e mbajtur më 22 maj 2024, prezantoi arritjet e 17 startup-eve dinamike nga programet e: 700 Accelerator, Allbizz Accelerator dhe Ohrid Blue Economy Accelerator që kaluan përmes një programi intensiv 3-mujor të krijuar për të përshpejtuar rritjen dhe suksesin e tyre.
Western Balkan Startup Alliance – WBSA në bashkëpunime me RECONOMY do të mbështesë ekosistemin rajonal të startup-eve, për ta bërë atë më tërheqës për investime dhe më të favorshëm për rritje për startup-et.
Ngjarja e para-përzgjedhjes së 700 Accelerator së fundmi doli në qendër të skenës të premten e kaluar, më 15.03.2024 në Hotel Mercure, duke sjellë së bashku një përzierje të gjallë të sipërmarrësve vizionarë dhe investitorëve fillestarë.
Të premten e kaluar, më 02.02.2024, u zhvillua e dita e fundit si Demo Day- një ngjarje që feston fuqinë e inovacionit! Gjithsej 14 startupe që përfunduan një nga dy programet, 700 Accelerator dhe AgriTech dhe TourTech, prezantuan idetë e tyre të biznesit para 60+ investitorëve, engjëjve të biznesit, fondeve të investimeve dhe përfaqësuesve të ekosistemit startup.
PËRFITONI 100 ditë: Trajnime + Mentorim + Investime dhe rritni startup-in tuaj teknologjik, dixhital ose qarkor në nivelin tjetër!
Bizneset në epokën e re - moderne kanë një nevojë të madhe për aftësi dhe njohuri të specializuara, veçanërisht në industrinë e prodhimit ku inovacioni dhe mbrojtja e pronësisë intelektuale janë elemente kyçe për sukses.
Kemi kënaqësinë të njoftojmë nënshkrimin zyrtar të Memorandumit të Mirëkuptimit (MoU) ndërmjet UEJL dhe Area Science Park (ITA)
Fondacioni i Universitetit të Evropës Juglindore filloi fushatën për të mbështetur më shumë gra në sipërmarrje dhe inovacion
Jeni student/nxënës, themelues apo punonjës i një startup-i? Ndoshta ju jeni dikush që keni zgjidhje per sfida ekologjike në komunitetin tuaj apo në kompaninë tuaj? A keni ide per punë të qëndrueshme ose dëshironi të realizoni ca iniciativa të gjelbra?Atëherë, kjo Thirrje Publike është për ju! Aplikoni në Hakatonen Zgjidhje të Gjelbra për student dhe startupe që do të zhvillohet në datën 15 dhe 16 shtator 2023, në Tetovë.
Të shtunën, më 04 mars, SEEUTechPark organizoi një ngajrje emocionuese për të nisur fazën tjetër të programit "700 Accelerator": “Pre-Selection Pitch”. Ngjarja mblodhi së bashku 17 startupe premtuese që ishin përzgjedhur më parë, secila me idetë e tyre unike dhe zgjidhje për probleme të ndryshme.Këto startup-e përfaqësonin një gamë të gjerë industrish, nga fintech dhe tregtia elektronike deri te teknologjia shëndetësore dhe ne stratupe të fokusuara në qëndrueshmëri.
Më 04 shkurt, programi ynë i inkubacionit filloi zyrtarisht me modulin e tij të parë mbi "Zhvillimin e produktit dhe të drejtat e pronesise intelektuale ". Tema u drejtua nga kolegu ynë, Gjorgji Rafajlovski, i cili është ekspert në këtë fushë. Ekipet/startupet që morën pjesë në program patën fatin të merrnin dituri dhe njohuri të vlefshme nga Gjorgji mbi këtë temë të rëndësishme.
We are excited to announce that we are offering a unique incubation and acceleration programme for women-led initiatives and start-ups. Together with top experts from North Macedonia and Slovakia, you will be able to develop your idea, grow and turn it into a profitable business! Apply by the 12th of December and use this opportunity to nurture your business in a supportive and ambitious environment!
SEEUTechPark javën e kaluar filloi akademinë për investitorët e fazës së hershme në bashkëpunim me Strategy Tools dhe të mbështetur nga BERZH – Maqedonia.V
Më 19 tetor SEEUTechPark mbajti ngjarjen e parë duke prezantuar Programin 700 Accelerator për investitorët e fazave të hershme.
Në datat 30-31 maj 2022, përfaqësuesit e Qendrës së Biznesit dhe Inovacionit, Avni Arifi dhe Gjorgji Rafajlovski, morën pjesë në takimin dyditor ndërkombëtar në kuadër të projektit CenTOUR- Ekonomia rrethore në turizëm, në Santander, Spanjë. Takimi ishte një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të strategjive qarkore për NVM-të.