Në kampusin e UEJL është një kafeteri dhe një restorant, e cila vizitohet nga studentët gjatë kohës së pushimit dhe gjatë kohës së tyre të lirë. Në restorant ofrohen ushqime të ftohta dhe të ngrohta. Përveç kësaj, studentët kanë zgjedhje të ndryshme ushqimore në restorantet e shumta të vendosura përreth kampusit.

Ushqimet janë të shumëllojshme, nuk janë të shtrejta dhe shërbehen në parimet e një kafeterie klasike për studentë.

Ka tre kafeteri që veprojnë në kampusin e UEJL. Një prej të cilave është i dedikuar për stafin akademik dhe administrativ, e cila është e vendosur në ndërtesën e Rektoratit.

Gjithashtu në kampus është edhe një supermarket, ku studentët mund të blejnë ushqime dhe produkte të ndryshme.