12 qershor 2018

Punëtori për Transfer të Teknologjive në Podgoricë

Nga 04-07 Qershor 2018 përfaqësues të Qendrës për Inovacionin dhe Biznesi kanë marrë pjesë në ngjarjen per ngritjen e kapaciteteve për transfer te teknologjive në Ballkanin Perëndimor, e mbajtur në Podgoricë - Mal të Zi.

Projekti EU4Tech synon të mbështesë dhe forcojë ekosistemin e transferimit të teknologjive dhe inovacionit në vendet e Ballkanit Perëndimor: Maqedoni, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovine, Kosova, Mali te Zi dhe Serbi. Përfshihen të gjithë aktorët që veprojnë në teknologjinë e transferit dhe ekosistemin e inovacionit duke filluar nga institucionet akademike deri te investitorët e hershëm, Parqet Teknologjike, kompanitë spin-out dhe politikë-bërësit.

Qëllimi i këtij projekti është të japë plane konkrete dhe iniciativa praktike në mbështetje të teknologjisë së transferit, dhe ekosistemit të komercializimit në vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo do të ndihmojë në zhbllokimin e përfitimeve ekonomike të kërkimeve nga ana e universiteteve dhe qendrave kërkimore duke transformuar qendrat e kerkimeve ne qendra qe japin shërbime dhe produkte ku keta te fundit çojnë në krijimin e kompanive të reja dhe mundësive të punësimit dhe në rritjen ekonomike.

Projekti EU4Tech financohet nga Bashkimi Evropian.