14 shtator 2018

BIC një nga anëtarët themelues të IdeaGist: Platformës më të madhe të Inkubacionit Digjiitale në botë

Më 18 qershor 2018 Qendra e Biznesit dhe Inovacionit - BIC u bë një nga 14 organizatat globale që bashkë-themeluan IdeaGist - platformën më të madhe të inkubacionit digjital në botë.

IdeaGist është platforma më e madhe e inkubacionit digjital në botë, duke lidhur njerëzit nga të gjitha 195 vendet nga OKB, duke ku grumbullon më shumë se 2,900 ide startupesh dhe duke ofruar qasje në më shumë se 1,400 mentorë. IdeaGist është përshtatja digjitale e inkubatorëve tradicionalë të biznesit, që zhivllohen me qëllim për të përmbushur kërkesat globale për qasje në online në shërbimet e zhvillimeve fillestare, për të përmirësuar efektivitetin dhe për të ndihmuar në mbushjen e boshllëqeve të kapaciteteve të inkubatorit në kërkesë dhe me kosto të ulët.

Iniciativa globale eAkceleratorëve të Teknologjive të Zhvillimit fokusohet në ndërtimin e kapaciteteve në shtatë teknologjitë kryesore në zhvillim: Inteligjenca Artificiale, Printimi 3D, Blockchain, IoT, Augmented Reality, Automjetet Inteligjente dhe Robotët Smart.

Nën këtë iniciativë, IdeaGist do të ofrojë një platformë për transferimin e njohurive midis komuniteteve pjesëmarrëse, duke u mundësuar atyre të ofrojnë dhe të marrin talente, teknologji dhe trajnim të ndryshme. Agjencitë e zhvillimit ekonomik, institucionet arsimore, Parqet Teknologjike, akceleratoret dhe inkubatorët,organizatat e tjera që i bashkohen iniciativës do të kenë qasje ekskluzive në portalet globale të transferimit të njohurive për secilën teknologji të përfaqësuar në program.