25 shkurt 2019

Vazhdon bashkepunimi ne mes BIC dhe Universitetit “Goce Dellçev” – Shtip

Të premten, më 15 shkurt 2019, përfaqësuesit e "Qendrës për Biznes dhe Inovacion - BIC" ishin në vizitë kthyese në Universitetin "Goce Dellçev" ne Shtip.

Të dy institucionet tashmë kanë bashkëpunimin dhe ndihmë te ndërsjelltë për disa aktivitete në fushën e inovacionit dhe komercializimin e hulumtimeve. Tema e takimit kishte për qëllim transferimin e përvojave në krijimin dhe funksionimin e pjesës së Universitetit që merret me mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe komercializimin e rezultateve të hulumtimit nga hulumtuesit.

Gjithashtu, u ndanë mendime dhe pikëpamje të ndryshme për Qendrën e Transferimit të Teknologjisë së UGD-së - TTO, një departament që Universiteti "Goce Dellçev" - Shtip po bën përpjekje të mëdha për të vendosur në periudhën e ardhshme.

U diskutua gjithashtu për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e disiplinave teknike, në drejtim të mbështetjes së përbashkët gjatë aplikimit për projekte nga donatorët vendas dhe të huaj.