26 shkurt 2019

EBRD vizitoi SEEUTechPark

Të premten, më 22 shkurt 2019, përfaqësuesit e zyrës së EBRD (European Bank for Reconstruction and Development)-te Maqedonisë Veriore vizituan SEEUTechPark dhe disa nga startupet qe gjenden ne kampusin e SEEU-se.

Takimi me përfaqësuesit e EBRD-se u përqendrua në programin e ri rajonal "Star Venture Program", i cili ofron këshilla biznesi për akceleratoret dhe startupet rajonale duke lehtësuar një përzierje të punëtorive praktike, takime me mentorë ndërkombëtarë dhe konsulentë vendas si dhe investitorë potencial perrgjatë një periudhe prej katër vitesh.

Përfaqësuesit nga SEEUTechPark paraqitën modelin e suksesshëm Triple-Helix që mbështet kompanitë e filluara dhe të bazuara në njohuri për të krijuar dhe nxitur kulturën sipërmarrëse midis pedagogeve, studiuesve, studentëve dhe komercializimit të njohurive shkencore dhe teknologjike. Në këtë mënyrë, Parku Teknologjik do të punojë ngushtë me EBRD-ne në zhvillimin e ekosistemit kombëtar të statrupeve duke mbështetur vazhdimisht startups & spinoffs.

Ky program është në përputhje me Strategjinë e Përfshirjes Ekonomike të EBRD-se dhe në veçanti përkrah fushat kyçe si: Ndërmarrësia e të rinjve, Barazia gjinore dhe përfshirja, Qasja në aftësitë dhe trajnimi dhe Qasja në financa.