3 maj 2019

U nenshkrua memorandum per bashkepunimi per mbeshtetjen e bizneseve startup ne Maqedonine Veriore

Më 16 prill 2019, në Shkup u nënshkrua Memorandumi për Bashkëpunim Trilateral dhe afatgjatë ndërmjet disa prej mbështetësve më aktivë të ndërmarrësisë dhe statrtupeve në vend: CEED Hub Foundation, Business & Innovation Center (BIC) dhe Vector Capital Investments.

Të tre organizatat janë zotuar të bashkëpunojnë dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin në mbështetjen e ekosistemit te startupeve ne Maqedoni, drejt një bashkëpunimi afatgjatë në fushën e inovacionit dhe sipërmarrjes, mbështetjes për bizneset fillestare (startupeve), aftësitë e biznesit, dhe ndihmë financiare ne gjithe territorin e Maqedonisë se Veriut.

Iniciativa e bashkëpunimit të ndërsjellë fokusohet në ngritjen e kapaciteteve në disa fusha kyçe të veprimit, për të ndihmuar sipërmarrësit aktualë dhe të ardhshëm në mënyrë efektive dhe efikase duke përdorur të gjitha mjetet dhe mekanizmat e disponueshëm nga këto tri organizata, në arritjen e rritjes së shpejtë dhe të qëndrueshme të bizneseve të tyre.