22 tetor 2019

Konferencë ndërkombëtare: Roli i Parqeve Teknologjike në Ballkanin Perëndimor

Këtë Tetor, SEEUTechPark mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga Komisioni Evropian dhe Qendra e Përbashkët e Kërkimit (JRC), mbi temat e zhvillimit të "Smart Specialization Strategy" të Serbisë (4S), së bashku me mundësitë dhe sfidat për specializimin e sektorit të parqeve teknologjike (NTP), akceleratorët dhe inkubatorët në rajonin e Evropës Juglindore.

Ngjarja dy-ditore u bashkë-organizua me "EU4TECH" - një projekt i financuar nga DG NEAR dhe nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Sërbisë. Kjo konferencë u mbajt më 15 dhe 16 tetor në ambientet e Parkut Teknologjik në Beograd.

Dita e parë u përqëndrua në Smart Specialization Strategy dhe fushat e saja prioritare, siç janë teknologjitë e informacionit dhe komunikimit, industritë krijuese dhe konceptet e ushqimit për të ardhmen. Në ditën e dytë, pjesëmarrësit diskutuan rolin e Parqeve Teknologjike dhe Inkubatorëve në rajonin e Evropës Juglindore, dhe se si ata mund të luajnë një rol të rëndësishëm në mbështetjen e Smart Specialization Strategy.