2 korrik 2013

Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë dhe përfaqësues të Gjøvik University College vizituan SEEUTechPark-un

Të Premten (28 Qershor, 2013) Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, dhe përfaqësues të Gjøvik University College vizituan SEEUTechPark-un.

Gjatë vizitës që zhvilluan në hapësirat e SEEUTechPark ata patën mundësi që të njihen për së afërmi me menaxhmentin dhe punën e SEEUTechPark, ku anëtarët e Bordit të SEEUTechPark i informuan ata për strukturën, strategjinë dhe planet e Parkut Teknologjikë.


Ata ngelën të entuziazmuar me planet dhe strategjinë e Parkut Teknologjikë dhe shprehën interes të posaçëm për bashkëpunim.


Stafi i SEEUTechPark i falemenderojë për vizitën dhe i siguroi ata se SEEUTechPark është i hapur për bashkëpunim.