17 qershor 2020

Një partneritet i ri strategjik në mes SEEUTechPark dhe Cube Labs (Itali)

SEEUTechPark dhe Cube Labs nënshkruan nje memorandum bashkëpunimi që synon të mbështet kompanitë premtuese të portofolit aktual dhe të ardhshëm.

Cube Labs është një platformë italiane e inovacionit të shkencës së jetës, e dedikuar për akcelerimin e hulumtimit akademik duke zhvilluar në mënyrë agresive modele origjinale të biznesit që veprojnë në të gjithë rajonin. Të dy organizatat do të përfitojnë nga ekspertiza në zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta.