7 prill 2022

Wednesday TALK! Technopreneurship 101 me Kenneth Lopez

Dje më 06 Prill 2022, u mbajt sesioni i rregullt WednesdayTalk! në kampusin e SEEU Tetovë,përpara një publiku të përzier të studentëve dhe ndërmarrësve patëm nderin të kemi një prezentim nga Keneth Lopez (SHBA) me temën Technopreneurship 101.

Keneth është CEO dhe themeluesi i Tekton Labs,një sipërrmarës që filloi biznesin e tij derisa ishte ende në kolegj në Peru.Me një qëndrim tepër krenar në atë „go big or go home“,ai vetes I kishte vënë synim tregun amerikan.Ai mori klientin e tij të parë nga postimi në bordet e mesazheve teknologjike në vitin 2017.Tani Tekton Labs është rritur në mbi 150+ punonjës,në të gjithë Amerikën,nga Silicon Valley në Lima,Peru

Tema e zgjedhur zgjoi një interes të lartë dhe kjo u dëshmua në fund të takimit nga pyetjet e ndryshme prej pjesëmarësve,dhe poashtu u shoqërua edhe me lidhje joformale në mes tyre.

Kjo ligjëratë u mundësua nga SwissEP Shkup.