17 korrik 2023

A keni një ide? Merni pjesë në Hakatonen Zgjidhje të Gjelbra!

Jeni student/nxënës, themelues apo punonjës i një startup-i? Ndoshta ju jeni dikush që keni zgjidhje per sfida ekologjike në komunitetin tuaj apo në kompaninë tuaj? A keni ide per punë të qëndrueshme ose dëshironi të realizoni ca iniciativa të gjelbra?Atëherë, kjo Thirrje Publike është për ju!

Aplikoni në Hakatonen Zgjidhje të Gjelbra për student dhe startupe që do të zhvillohet në datën 15 dhe 16 shtator 2023, në Tetovë.

Hakatoni organizohert nga SEEUTechPark dhe Instituti Alternativa Liberale (LAI) me mbështetjen e Deutsche Gesellschaft fürInternationale Zusammenarbeit GmbH (GIZ) nën kujdesin e German Cooperation, SENECA Green dhe Aktivitetit të USAID-it rinia aktivisht krijon mundësi, i zbatuar nga Përparimi i ekonomive për komunitete më të forta (IESC).

Cfarë ka për ju?

Pjesëmarrja në Hakatonën Zgjidhje të Gjelbra do tju sjellë mundësi të mahnitshme për të fituar aftësi të reja, për të shkëmbyer përvojë, për të mësuar dhe për tu lidhur me zgjidhje të qëndrueshme, innovative dhe të gjelbra të biznesit , zhvillimin e biznesit, rritjen e potencialit të tregut dhe ndërtimin e qëndrueshmërisë financiare, si dhe për të cuar aftësitë e juaja për të prezentuar në një nivel tjetër përmes sesioneve mentoruese dhe punëtorive.

Për më tepër, ngjarja do tju mundësojë të zgjeroni rrjetin tuaj profesional me mendime të ngjajshme, progressive, novatore, dhe të gjelbra në shoqëri, me studentët, të rinjët she startupe. Së fundi, Hakatona do të ofrojë mundësi për mbledhjen e fondeve për idenë tuaj të gjelbër.

Idetë e gjelbra të renditura në vendet më lartë do të kenë mundësinë për të konkurruar për një nga cmimet e mëposhtme:

• Ekipi i renditur në vendin e pare do të marrë cmimin prej 30.000 den.
• 3 skuadrat e renditura me larte do të marrin pjesë në një takim vijues Investment Rendezvous for Green Solutions me financues të mundshëm në vend dhe rajon të organizuar nga GIZ.
• Skuadrat e renditura më lartë do të mund të marrin pjesë trajnim të specializuar në: 1] Operacionet e Qëndrueshme Korporative dhe 2] Zhvillimi i Planit te Biznesit te organizuar n; bashkepunim me ProCredit Bank.
• Skuadrat e renditura më lartë do te regjistrohen ne Class Master Class – From Idea to Startup dhe ne Workshop on Idea Screening me themeluesen e Networker, Sanja Mitrovska.
• Skuadrat e renditura më lartë do te marrin nje ftese per te marre pjese ne programin e akselerimit 700 Accelerator dhe te keni mundesi per te marre investime deri ne 40.000 euro.
• Nxënësit e shkollave të mesme që do të marrin pjesë në Hakatonin Zgjidhje të Gjelbra do të ftohen të marrin pjesë aktive në punëtorinë e specializuar edukative mbi modelin e bizneseve të gjelbërta të organizuar nga OJQ Instituti Alternativa Liberale (LAI).

Ngjarja do të zhvillohet në gjuhën angleze.

Afati per tu regjistruar eshte me 1 shtator 2023, deri ne oren 12.

Linku i aplikimit

Te gjitha detajet per procesin dhe regjistrimin jane dhene ketu

Behu i qendrueshem, i gjelber, dhe novatore!

#GreenSolutionsHackathon #GIZNorthMacedonia #SENECAGreen #WithYouthForYouth

Kjo nismë organizohet nga SEEUTechPark, Instituti Alternativa Liberale dhe 700 Accelerator, me mbështetjen e GIZ dhe Aktivitetit të USAID-it rinia aktivisht krijon mundësi, i zbatuar nga organizata Përparimi i ekonomive për komunitete më të forta, Forumit Rinor Arsimor (FRA) dhe Qendrës për ndërmarrësi dhe zhvillim ekzekutiv (CEED Hub) Shkup. Pikëpamjet e autorit të shprehura në këtë faqe interneti nuk pasqyrojnë domosdoshmërish pikëpamjet e GIZ-it, USAID-it ose Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.