24 nëntor 2023

700 Accelerator-Thirje për startupe - 2024

PËRFITONI 100 ditë: Trajnime + Mentorim + Investime dhe rritni startup-in tuaj teknologjik, dixhital ose qarkor në nivelin tjetër!

Nëse jeni një startup i orientuar drejt teknologjisë në fazën seed ose pre-seed, ky program do t'ju ofrojë një financim të përshtatur, trajnim, mentorim dhe akses në rrjetet partnere për të rritur startup-in tuaj.

Programi 100-ditor i rritjes është krijuar për të udhëhequr, trajnuar dhe zhvilluar sipërmarrësit ambicioz të teknologjisë në fazat e hershme dhe për të përshpejtuar në mënyrë efektive sipërmarrjet e tyre teknologjike. 700 Accelerator do të zhvillojë më tej sipërmarrësit e përzgjedhur, do të përshpejtojë procesin e përcaktimit të një modeli të provuar biznesi bazuar në një metodologji të caktuar dhe një grup praktikash më të mira për startup-et me rritje të shpejtë.

Çdo grup prej 6-10 startup-eve të përzgjedhura do të ketë mentor të dedikuar për të gjithë procesin dhe akses në rrjetin e gjerë të mentorëve ndërkombëtarë.

Ne do të bashkë-investojmë deri në 40 mijë euro për startup me investitorë të jashtëm,biznes engjëj, investitorë privatë, QV dhe korporata kombëtare dhe ndërkombëtare.

Fokusi ynë do të jetë kryesisht tek gratë, të rinjtë nën 40 vjeç dhe grupet vulnerabël që do të kenë aktivitetin e tyre ekonomik dhe do të hapin vende të reja pune në rajonin e Pollogut.

Sponsorët krenarë të programit 700 Acceleration janë: ProCredit Bank, Axapta Masters, Microtica dhe Vendor.

Aplikoni deri më 14 janar 2024 për gjeneratën e – 2024, në këtë link ose caktoni një takim në: techpark@seeu.edu.mk

Mund të aplikoni duke plotësuar aplikacionin në linkun: Klikoni këtu
Më shumë informacion rreth thirrjes mund të gjeni në linkun: Klikoni këtu
Do të ketë tre (3) sesione informative, që do të trajtojnë detajet e thirrjes publike, procedurat e aplikimit dhe vetë programin.

Sesionet informuese do të zhvillohen si më poshtë:

Sesioni i parë informativ:
• Data: 06.12.2023
• Formati: formati online
• Ora: 15:00 -16:00.
• Lidhja: meet.google.com/dto-yqdz-bcm

Sesioni i dytë informativ:
• Data: 19.12.2023
• Ora: 10:00 -12:00.
• Vendndodhja: Salla e Konferencave, Ndërtesa e Rektoratit të UEJL-së

Sesioni i tretë informativ:
• Data: 27.12.2023
• Formati: formati online
• Ora: 15:00 -16:00.
• Lidhja: meet.google.com/dto-yqdz-bcm