2 dhjetor 2013

Biznes inkubatori i parë në rajonin e Maqedonisë veriperëndimore

Më 21 Nëntorë, 2013, SEEUTechPark oficialisht bëri hapjen e biznes inkubatorit të parë në rajonin e Maqedonisë veriperëndimore, një institucion i dizejnuar për të ndihmuar të gjithë sipërmarrësit në fillimin dhe zhvillimin e biznesit të tyre.

Ç’do student, sipërmarrës i ri ose pjesë e një ekipi që ka një ide unike, inovative dhe të realizueshëm në industrinë e TIK (Teknologjia Informative dhe Komunikuese) kanë mundësi që me ndihmën e Inkubatorit të mund ta transformojnë idenë e tyre në një biznes të vërtetë ndërkombëtar. Inkubatori mund të ketë një kontribut të rëndësishëm për të ndihmuar sipërmarrësit e rinjë, duke u ofruar: zyra moderne dhe të pajisura për punë, qasje tek investitorët engjuj, ndihmë në planifikimin e biznesit, marketing dhe promovim, konsulencë dhe trajnime, lidhje me partnerë të huaj, dhe shumë shërbime të tjera të dizajnuara në mënyrë specifike për llojin e biznesit të tyre.

Ideja juaj meriton këtë shans – na lejoni që bashkërisht ta realizojmë.