20 dhjetor 2013

Wednesday TALK!

Më 18 Dhjetor, 2013 u mbajtë panel diskutimi i parë i organizuar nga SEEUTechPark. Projektuar për të ofruar mundësi studentëve dhe të gjithë atyre që dëshirojnë të dëgjojnë profesionistë të fushave të ndryshme në lidhje me çështje apo tema të veçanta dhe të diskutojnë pikëpamjet personale në lidhje me informacionet e pranishme.

Hapjen e Wednesday TALK! e bëri Shefi Operativ, z.Edmond Etemi i cili ndër të tjera tha “Parqet teknologjike sot luajnë një rol shumë të rëndësishëm në rritjen e ekonomisë së një vendi duke stimuluar krijimin e kompanive të reja, krijimin e sinergjisë ndërmjet kompanive dhe inkurajimin për rritjen e kompanive të mesme dhe të vogla ekzistuese, të cilat në një periudhë afatgjate do të ofrojnë mundësi të reja për punë” në fjalën e tij z. Etemi theksoi domethënien e parqeve teknologjike, rëndësinë e tyre dhe fokusi kryesor ishte prezentimi i SEEUTechPark kuptimi i saj, përfitimet për shtetin dhe rajonin dhe në veçanti për studentët.


Folësi I dytë ishte z. Zeki Josufovski, bashkë themeluesi i Bridge Technology, e cila është një ndër kompanitë e para në SEEUTechPark. Ai foli mbi arsyet pse ai zgjodhi të bëhej pjesë e SEEUTechPark, të mirat që atijë i’u ofruan, si dhe rëndësinë e institucionit për sipërmarrësit e rinj dhe një kompanie te re si të tij.


Mbyllja e Wednesday TALK! u bë nga z. Norbert Marx, këshilltarë për studimet e dyfishta, i cili shkurtimisht shpjegoi programin e studimeve të integruara, të ofruara nga Universiteti I Evropës Juglindore.