16 janar 2014

Mbështetni idenë tuaj përmes SEEUTechPark

Thirrje për aplikim me ide biznesi për në inkubatorin e SEEUTechPark i cili do t'ju ndihmojë në të gjitha fazat e fillimit dhe zhvillimit të biznesit tuaj.

Nëse ju jeni një student, një sipërmarrës i ri ose pjesë e një ekipi që ka një ide unike, inovative dhe të realizueshme në industrinë e TIK (Teknologjia Informative dhe Komunikuese), ju jeni ata që tani kanë mundësi, që me ndihmën e Inkubatorit të mund ta transformoni idenë tuaj në një biznes të vërtetë ndërkombëtar.


Të gjithë të interesuarit duhet të aplikojnë online që të garojnë për të fituar mbështetje për biznesin e tyre nga inkubatori i SEEUTechpark. Inkubatori i mbështet ndërmarrësit duke u ofruar zyra moderne dhe të pajisura për punë, qasje tek investitorët engjuj, ndihmë në planifikimin e biznesit, marketing dhe promovim, konsulencë dhe trajnime, lidhje me partnerë të huaj, dhe shumë shërbime të tjera të dizajnuara në mënyrë specifike për llojin tuaj të biznesit.


Ideja juaj meriton këtë shans – na lejoni që bashkërisht ta realizojmë.


Ju mirëpresim!