30 shtator 2015

Grantet për bashkë-financim për start-up, kompanitë spin-off dhe inovacionet.

Më 30 Shtator, 2015 u mbajt sesioni per informim dhe trajnim për thirjen publike “Grantet për bashkë-financim për start-up, kompanitë spin-off dhe inovacionet” nga përfaqësuesit e Fondit për Inovacion dhe zhvillim teknologjik.

Instrumenti mbështet projektet me ambicie të qarta komerciale të cilat janë të dëshmuara kudo në konceptin e fazes para tregut. Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) nga të gjithë sektorët e biznesit kanë të drejtë të aplikojnë për fonde në bazë të këtij instrumenti.
Instrumenti ka për qëllim të nxisë nivelin e inovator, duke siguruar mbështetjen e nevojshme financiare për aktivitetet e kërkimit dhe zhvillimit të "start-up" dhe "spin-off" kompanive. Ky instrument pritet të forcojë kulturën e marrjes së rrezikut dhe inovacionit, dhe të sigurojë mbështetje për ndërmarrjet që dëshirojnë të zhvillojnë produkte, procese apo shërbime të reja ose ti përmirësojnë të njejtat.
Afati I fundit për aplikim është 21 Tetor, 2015.