24 nëntor 2015

Kompania First Technology Solutions participoi në kompeticionin The Pioneers of the Balkan e cila u mbajtë paralelisht me Belgrade Venture Forum , nga 12-14 Nëntor, 2015

Më shumë se 400 sipërmarrës inovativ rajonal, investitorë, folës dhe delegatë ndërkombëtarë u mblodhën në Hotel Crowne Plaza në Beogradi për të marrë pjesë në event-in e këtij viti. Një prej tyre ishte edhe kompania "First Technology Solutions" pjesë e SEEUTechPark, e përfaqësuar nga Armend Imeri, përgjegjës i departamentit për zhvillim të softuerit.

Belgrade Venture Forum (BgVF) është forumi më i madh për investime në rajon, i dedikuar për promovimin e sipërmarrjes dhe investimeve në kompanitë dhe idetë inovative. Numri i projekteve të shkëlqyera dhe interesave të investitorëve janë gjithmonë në rritje në Ballkan, kështu që Belgrade Venture Forum po bëhet gjithmonë një ngjarje më masive për të gjithë të interesuarit në ngritjen e kapitalit të rezikut, duke gjetur mundësitë e investimeve dhe krijimit të partneriteteve të reja dhe rrjeteve.

"Ishte një mundësi e madhe për ne, për të paraqitur modelin e biznesit tonë në një projekt të ri që First Technology Solutions tashmë është duke punuar në të. Ne tashmë kemi filluar negociata një investitor të madh të mundshëm të Europës. ", thekson Armendi. "Nga pikëpamja e organizimit - forumi ishte një sukses në vete, dhe, unë shpresoj se ne do të kemi po të njëjtin sukses me projektin tonë të ri ", - përfundon Armendi.