8 mars 2016

Bashkë-Themeluesi i “Startup Weekend” z. Franck Nouyrigat vizitoi SEEUTechPark-un

Të Martën më 8 Mars, 2016 në hapësirat e SEEUTechPark u mbajtë një prezentim dhe një punëtori nga Bashkë-Themeluesi i “Startup Weekend” z. Franck Nouyrigat.

Në prani të studentëve, grupeve të inkubatorit dhe start-up kompanive z. Nouyrigat u mundua të ndajë përvojën e tijë dhe mësimet e nxjerrura nga “Startup Weekend”, ”Up global” dhe “Startup America” dhe duke u shfaqur atyre një pasqyre të qartë se si të fillosh ose të ndihmosh një startup kompani edhe duke menduar për të ardhmen.

Pjesë e këtij prezentimi ishte edhe një punëtori interaktive e improvizuar me të gjith pjesmarrësit në atë se sit ë inspirohemi, sit ë krijojmë grupin e duhur dhe si ta egzekutojmë idenë.