2 shtator 2016

Thirrje e hapur për “Hakatonin e Autobusëve të Shkupit”

NQP Shkup ju fton të merrni pjesë në “Hakatonin e Autobusëve të Shkupit”

NQP Shkup ju fton të merrni pjesë në “Hakatonin e Autobusëve të Shkupit” në të cilin do të hartohet një zgjidhje inovative “software” me qëllim të rritjes së kënaqësisë të transportit publik në qytetin e Shkupit, duke e optimizuar numrin e udhëtarëve në linjat e autobusëve 2, 5, 19, 22 dhe 57. Hakatoni është i hapur për të gjithë individët kreativ, ekipet dhe Start-upe’t që duan të punojnë ne projekte të tilla, dhe që kanë njohuri nga lëmia e zhvilimit të softuerit.Për pjesëmarje në hakaton duhet të paraqiteni në linkun vijues: https://form.jotformeu.com/62343463356355?

Aplikimet elektronike fillojnë prej 01.09.2016 dhe zgjasin deri më 15.10.2016. Afati për aplikim mund të zgjatet me vendim të organizatorëve. Hakatoni do të zgjasë 24 orë dhe do të fillojë më 3 dhjetor 2016 (e shtunë) në ora 11:00.

Hakatoni është i organizuar në bashkëpunim me Fondin për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin (UNDP), Fakultetin e Shkencave Informatike dhe inzhinjerisë kompjuterike (FINKI), Fakultetin Teknik në Manastir, Parkun Teknologjik (SEEUTechPark), Fakultetin për Informatik në Shtip, dhe Fakultetin e Informatikës dhe shkencave të komunikimit.

Për më tepër informata mund ta vizitoni faqen: www.jsphakaton.mk