7 dhjetor 2016

NJË ORË KODIM PËR ÇDO NXËNËS

Më 07 Dhjetor, 2016 në kampusin e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, në kuadër të “Një orë kodim 2016“ u mbajt ngjarja “Ora e Kodimit” (“Hour of Code”).

Këtë javë, miliona studentë të të gjitha moshave dhe të tjerë rreth e rrotull globit kanë shpenzuar një orë për të mësuar kodet kompjuterike - disa të thjeshta dhe disa të avancuara – ashtu që, si organizatorët i kanë vëndosur, për të "çmitizuar kodin dhe për të treguar se çdokush mund të mësojë bazat."

Pjesë e kësaj ngjarje globale ishte dhe SEEUTechPark, ku shumë të rinj dhe studentë ishin në gjendje për të mësuar konceptet themelore të programimit kompjuterik. Kete vit pjesemarres ishin nxenesit e shkolles fillore “Kiril dhe Metodi” dhe “Istikbal” nga Tetova. Ky organizim u mentorua nga ana e Prof. Dr. Artan Luma.

Pjesëmarrësit kanë shpenzuar të paktën një orë pune me kod kompjuteri, eksperimente me shkenca kompjuterike apo eksplorimin të mënyrave të ndryshme se si teknologjia kompjuterike ndikon në jetën e tyre.