15 mars 2018

WEDNESDAY TALK ! ME MACEDONIA2025 PËR MUNDËSITË BIZNESORE DHE EDUKATIVE ME DIASPOREN

Në 14 Mars 2018,u mbajt sesioni i rregullt WEDNESDAY TALK! në kampusin e SEEU Tetovë,ku përpara një publiku të përzgjedhur të kompanive të Tetovës dhe SEEUTechPark-ut u bë prezantimi i aktiviteteve të Macedonia2025.

Ky event kishte për qëllim të promovonte programin dhe aktivitetet e Maqecedonia2025 gjithashtu edhe Mundesitë Arsimuese për Biznes Profesionistët në Maqedoni.Gjithashtu ju ofroi biznes profesionistëve dhe përfaqësuesve të Diasporës mundësi për të bashkëpunuar.
Ky event gjithashtu u shfrytëzuar për të promovuar "Macedonia2025 Summit",eventi më i madh i llojit të tij në Maqedoni dhe regjion.MK2025 Summit është një platformë dinamike për shpërndarje të diturisë në fushën e biznesit,udhëheqjes dhe risive.Duke e ndjekur trendin e viteve më parë,u priten më shumë se 40 panelistë,ekspertë të lartë dhe liderë regjional dhe global të renditur lartë.
WEDNESDAY TALK! përfundoi me takime informale dhe freskim per pjesëmarrësit.