“Qendra për Biznes dhe Inovacion – BIC” bëhet anëtare e MASIT
Më 11 shtator 2018, Qendra për Biznes dhe Inovacion - BIC u bë anëtare më e re e Odës Ekonomike të Teknologjive Informacionit dhe Komunikimit – MASIT.
Dhoma u themelua si shoqatë në vitin 2000, me iniciativën e 15 kompanive të TIK të Maqedonisë, si pjesë e Odës Ekonomike së Maqedonisë. Në prill 2007, në Asamblenë Vjetore të MASIT, u be transformimi i MASIT nga Shoqatë në Dhomë Ekonomike.
Sot MASIT është zëri i industrisë maqedonase në TIK. Dhoma përfaqëson kompani nga të gjithë sektorët e TIK-ut, duke përfshirë: kompanitë e softuerit dhe kompanitë e shërbimeve të TI-së, kompanitë e harduerit dhe shpërndarësit, si dhe trajnime nga kompani konsultimi të TIK-ut.
Anëtarësimi i BIC në MASIT pritet të mundësojë thellimin e bashkëpunimit me anëtarët e Dhomës, pjesëmarrjen aktive në iniciativat ndërkombëtare, si dhe ndihmë në industrinë maqedonase të IT-së.