Prezantimi i projekteve të miratuara nga “O2 Sfida” ne Parkun Teknologjik ne Tetove
Të mërkurën, më 23 janar 2019 në Parkun Teknologjik SEEU Tetove, u prezantuan rezultatet e të projekteve të përzgjedhura në kuadër të thirrjes publike për financimin e Projekteve për Reduktimin e Ndotjes se Ajrit - "Sfida O2".
Thirrja publike u krye nga Fondi për Inovacionin dhe Zhvillimin Teknologjik në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor, Programin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Koalicionin e O2, Qytetin e Shkupit dhe Eco Svest, qëllimi i të cilit ishte inicimi i ideve dhe veprime inovative që do të inkurajojë zgjidhjen e problemit të ndotjes.
Si mikprites i ngjarjes, Business & Innovation Center paraqiti zgjidhjen e softuerit dhe modelin e biznesit për investime për zëvendësimin e sistemeve të vjetra të ngrohjes në familje me ato të reja. Modeli duhet të pilotohet në komunën e Tetovës, dhe pastaj të zbatohet në vende të tjera. Qëllimi është të krijohen zgjidhje individuale, energjetike dhe financiare efikase nëpërmjet këtij portali, i cili do të kontribuojë në reduktimin e ndotjes në periudhe afatgjate.
Ne kete organizim u adresuan edhe Jovan Despotovski, Drejtor i Fondit për Inovacionin dhe Zhvillimin Teknologjik (FITR), Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor - Jani Makraduli dhe Kryetarja e Komunës së Tetovës - Teuta Arifi.