SEEUTechPark partner i PowerUP - Program falas për ndërmarrjet inovative të vogla dhe të mesme dhe Startup kompanitë
SEEUTechPark është partner i PowerUP, një program i nisur nga Banka Botërore, financuar nga Bashkimi Evropian nën Facilitetin e Zhvillimit dhe Inovacionit të Ndërmarrjeve në Ballkanin Perëndimor dhe e zbatuar nga kompania globale per konsultim Deloitte.
• A jeni një kompani inovative që kërkoni mënyra të reja për tërheqjen e klientëve ose përshtatjen e modelit tuaj të biznesit?
• A doni të arrini rezultate të dukshme në periudhë afatshkurte, të ndërtoni qëndrueshmëri dhe të vazhdoni të punoni me sukses në "normalitetin e ri" edhe pas pandemisë Covid-19?
• Po mendoni për financim të jashtëm apo doni ta bëni kompaninë tuaj tërheqëse për investitorët?
Nëse përgjigjja juaj është po, ne ju rekomandojmë të regjistroheni në programin PowerUP.
Më shumë se 200 kompani që do të zgjidhen për të marrë pjesë në këtë program do të marrin mbështetje dhe trajnim falas profesional për zhvillimin e mëtejshëm që synojnë forcimin e kapaciteteve te tyre ndaj krizës së shkaktuar nga pandemia Covid-19, poashtu edhe rritjen e aftësisë për të tërhequr investime. Programi ofron njohuri të konsiderueshme praktike dhe krijon parakushtet për arritjen e rezultateve të dukshme në periudhë afatshkurte, dhe përqendrohet në klientët dhe tregjet, suksesin financiar, markën dhe aftësitë e prezantimit - pitching.
Programi është planifikuar të zgjasë nga tetori 2020 deri në shkurt 2021.
Rreth 100 kompani me rezultatet me te mira gjate programit do të ftohen në Mars 2021 që të garojnë në "PowerUP Final" në një vend tërheqës në Ballkanin Perëndimor, për të paraqitur punën e tyre para investitorëve të ftuar dhe udhëheqësve të suksesshem te biznesit. Tre kompanitë më të suksesshme në finalen e PowerUP do të marrin “Çmimi i Ekselencës Sipërmarrëse i Ballkanit Perëndimor” për kategori të ndryshme si dhe mbështetje këshilluese ekskluzive, lokale dhe rajonale, e bërë tailor-made për kopmaninë nga ofruesi i shërbimit global Deloitte.
Të gjitha kompanitë që do të zgjidhen për të marrë pjesë në finalen e programit do të marrin ekspozim dhe njohje të konsiderueshme, dhe do të promovohen përmes mediave lokale dhe rajonale.
Kompanitë duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme: të jenë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia Veriore, Mali i Zi dhe Serbia, të jenë inovative, të punojnë për të paktën një vit, të kenë mes 3-100 të punësuar dhe të ofrojnë një produkt ose një shërbim që sjell të ardhura nga të paktën një treg.
Afati i fundit për aplikim është 30 shtator 2020. Për më shumë informata dhe për regjistrim: www.deloitte.com/mk/powerup